Wolfgang Drechsler, profesori nga University College London UCL, dhe Departamenti i Inovacionit dhe Qeverisjes në Ragnar Nurske në Estoni, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit si Kryeministër të Republikës së Kosovës.
“Është nder, kënaqësi dhe privilegj të mbështes Vetëvendosjen dhe mbi të gjitha Kryeministrin Albin Kurtin për zgjedhjet në Kosovë sepse ka qenë njëri ndër storjet e mëdha të suksesit të viteve të fundit. Kam qenë i familjarizuar më reformat në sektorin publik, me politikat publike në fushën e industrisë dhe inovacionit në Kosovë qysh para zgjedhjeve të kaluara. U surprizova mandej për të mirë me përmbajtjen e Qeverisë aktuale, dhe kjo me të vërtetë ka qenë një prej storjeve të suksesit në Evorpë për të cilën të gjithë mund të jemi krenarë.”, tha mes të tjerash ai, ka bërë të ditur LVV përmes një postimi në Facebook, përcjell KosovaPost.
Mesazhi i tij:
Quhem Wolfgang Drechsler dhe po ju përshëndes nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, ku jam duke ligjëruar tani si profesor honorar në Institutin për Inovacion dhe Qëllim Publik të University College London (UCL).
Është nder, kënaqësi dhe privilegj të mbështes Vetëvendosjen dhe mbi të gjitha Kryeministrin Albin Kurtin për zgjedhjet në Kosovë sepse ka qenë njëri ndër storjet e mëdha të suksesit të viteve të fundit. Kam qenë i familjarizuar më reformat në sektorin publik, me politikat publike në fushën e industrisë dhe inovacionit në Kosovë qysh para zgjedhjeve të kaluara. U surprizova mandej për të mirë me përmbajtjen e Qeverisë aktuale, dhe kjo me të vërtetë ka qenë një prej storjeve të suksesit në Evorpë për të cilën të gjithë mund të jemi krenarë.
Politika publike të fjalës së fundit, orientim i vërtetë drejt mirëqenies së qytetarëve dhe fener drite në kohëra kur ekstremizmi i djathtë dhe fantazirat e neoliberalizmit kanë dëmtuar zhvillimin e shteteve të tjera e në mënyrë serioze edhe realitetin e jetës së qytetarëve.
Është me të vërtetë kenaqësi se si Kosova ka mundur të formulojë politikat e veta përkundër këshillave sektoriale të huaja pjesërisht jo të mira, përkundër presionit dhe rrethanave jo çdoherë të thjeshta në rrafshin e politikës ndërkombëtare. Përkundër kësaj, kemi një seri fantastike reformash, një fokus për zhvillim të vërtetë për popullin, dhe një mundësi reale për t’i treguar pjesës tjetër të Evropës dhe botës se si gjërat mund të bëhen.
Por mendoj se është me rëndësi shumë të madhe që ky tip i qeverisjes nën lidershipin e Albin Kurtit të vazhdoj edhe për një periudhë sepse nuk mund të vendosësh reforma të tilla në periudhë të shkurtër, ke nevojë për kohë për t’i shikuar, t’i verifikuar, t’i kalibruar dhe për të ecur përpara me të tjera reforma. Dhe kështu shpresoj se qeverisja e Vetëvendosjes nën lidershipin e Albin Kurtit do të shënojë fitore me margjinë poaq impresive si në zgjedhjet e kaluara./Arbresh.info/