Problemet në ushtrinë ruse: Ushtarët dehen dhe vrasin njëri-tjetrin

0 minutes, 42 seconds Read

Incidentet në gjendje të dehur mes ushtarëve rusë janë në rritje dhe e fundit është postuar në rrjetin social X nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Siç shkruante ai, ushtarët rusë i lidhën shokët në pemë dhe i rrahën sepse ata filluan të qëllonin njëri-tjetrin në gjendje të dehur.

Ngjarja dyshohet se ka përfunduar me një të vdekur dhe disa të plagosur. Pjesa tjetër ishin të lidhura për pemë, transmeton Jutarnji.hr.

“Dhe ç’të keqe ka ti budalla? Edhe ti je i dehur? Dreq të dehur”, dëgjohen duke thënë në video.

Publikime te ngjashme