Presidenti i Al-Nasr ndjehet i mashtruar për transferimin e Ronaldos: “Jam mashtruar vetëm dy herë në jetë….”

1 minute, 19 seconds Read

Presidenti i skuadrës së Riadit në të cilën futbollisti portugez u transferua në dimër për një çmim rekord, sipas medias arabe ArabiaNews50 tha: “Jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time.

E para ishte kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. E dyta ishte kur firmosa për Cristiano Ronaldon”.

Al Nasr u eliminua pak ditë më parë nga Al Wehda në Kupën e Arabisë Saudite dhe humbi edhe Superkupën. Cristiano Ronaldo i ka ofruar skuadrës magjepsje jashtë loje por jo më shumë.

Përveç kësaj, Al Nasr është i dyti në ligë. Në fakt, nuk përjashtohet, raporton i njëjti publikim, që në javët në vijim të ketë zhvillime me CR7 nëse zyrtarizohet humbja e Ligës Profesioniste Saudite, e cila mund të arrijë edhe në një “divorc” të mundshëm mes dy palëve.

Portugezi ka luajtur 300 minuta por askush nuk është i kënaqur me imazhin e tij konkurrues dhe gjithashtu me reagimet që ka kur… populli e thumbon.

Në ligë ai ka 11 paraqitje dhe 11 gola.

Cristiano nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare deri në verën e vitit 2025 dhe do të arkëtojë shumën prej 200 milionë euro në vit nga bashkëpunimi me Al Nasr. Në total fitimet e tij do të kalojnë 500 milionë euro dhe brenda kësaj shume janë edhe marrëveshjet tregtare të dy palëve.

Kontrata e tij “neto” duhet të arrijë në 70 milionë euro në vit dhe pjesa tjetër është për përdorimin e emrit të tij.

Publikime te ngjashme