Prapaskenat e arrestimit të Gjestit: Borxhi që çoi këngëtarin me armë në studion “Onima”

1 minute, 29 seconds Read

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar këtë të enjte në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur gjerësisht me emrin artistik Gjesti.

Ndalimi i artistit u bë gjatë ditës së djeshme, nën dyshimet e bazuara për kryerjen e veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosje”, si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Por, cilat janë rrethanat specifike që e çuan këngëtarin drejt kësaj përplasjeje të rëndë me ligjin?

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë me dije se i gjithë incidenti u zhvillua pranë zyrave të studios muzikore “Onima”. Shkak i sherrit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mbetur pezull rreth një borxhi të pashlyer, ku këngëtari ka hyrë në ambientet e studios me armë zjarri në dorë duke kërkuar të dëmtuarin me inicialet E.Sh.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje agresive, ai i është drejtuar stafit të pranishëm me fjalë kërcënuese për jetën, duke u shprehur hapur: “Ku është, se kam për ta vrarë”.

Meqenëse nuk arriti ta gjente personin që kërkonte, Gjesti, në shenjë revolte për mospagesën e borxhit, ka nisur të shkatërrojë inventarin e studios. Ai ka dëmtuar rëndë pajisjet kompjuterike, tavolinat dhe xhamat e ambientit, duke i shkaktuar palës tjetër dëme të konsiderueshme materiale.

Në momentin kur njësitet policore kanë mbërritur në zyrat e “Onimas”, këngëtari është kapur në flagrancë me armë në dorë, e cila i është sekuestruar menjëherë nga autoritetet në cilësinë e provës materiale./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme