Policia “zbarkon” në ARBK: Zyrtarët ndalohen të lëvizin, detajet e aksionit në Ministrinë e Tregtisë

0 minutes, 57 seconds Read

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të befasishëm duke zbarkuar në objektin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), institucion ky që operon nën ombrellën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gazeta Nacionale ka arritur të sigurojë fotografi ekskluzive nga ambientet e jashtme, ku shihet prezenca e forcave të rendit në oborrin e ARBK-së.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në pamjet e siguruara vërehen qartë automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe disa zyrtarë policorë të pozicionuar në hyrjen kryesore të agjencisë.

Deri në këto momente, mbeten ende të panjohura motivet apo arsyet specifike që kanë çuar në këtë ndërhyrje të papritur policore në këtë institucion shtetëror.

Përkundër insistimit për informata, autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende ndonjë shpjegim zyrtar lidhur me natyrën e këtij operacioni që po zhvillohet brenda ARBK-së.

Informacionet e fundit nga terreni bëjnë të ditur se hetuesit policorë kanë pezulluar çdo lëvizje të personelit, duke mos lejuar asnjë nga zyrtarët e kësaj agjencie të largohet nga vendpunimi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme