Përtej incidentit në spital: Adriatik Lapaj “blindon” çadrën para Kryeministrisë si akt rezistence ndaj kapjes së shtetit

0 minutes, 46 seconds Read

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka rinisur protestën e tij përpara selisë së Kryeministrisë mbrëmjen e së hënës.

Lapaj u rishfaq përballë godinës qeveritare vetëm një ditë pasi u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore në spital, pas një incidenti të ndodhur gjatë qëndresës së tij të natës së kaluar.

“Do të vijoj kështu, pasi këtë e konsideroj detyrë qytetare; do të bëj gjithçka që kam në dorë duke qëndruar këtu me çadrën time. Precedentin e çadrës e ka vendosur vetë Rama, i cili po e trajton Republikën si një pronë private. Po i bëjmë të qartë Ramës se ai dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë tjetërsuar Republikën, gjë të cilën tashmë e konfirmojnë edhe vendimet e gjykatave,” deklaroi Lapaj./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme