Përplasje mes Bashës dhe Mehmetajt: Ti je shpifës, nuk ke nivel të flasësh me mua

0 minutes, 28 seconds Read

Deputeti i VV-së, Dimal Basha në një lidhje direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, i ka thënë analistit Lirim Mehmetaj se është shpifës.

Ky koment nga Basha vjen pasi Mehmetaj tha se Basha është “komplet fashist”.

“Ti je shpifës që e bën në baza ditore dhe që paguhesh për atë punë”, ka thënë Basha, duke shtuar se nuk do të flasë në studio me Mehmetajn sepse sipas tij, ai nuk ka nivel të flasë me të.

“Nuk ta jap atë mundësi ty”, i ka thënë Basha Mehmetajt.

Publikime te ngjashme