Për ti ikur përgjegjësisë penale, policia dyshon se të miturit po nxitën që tu ven zjarre veturave në veri

1 minute, 3 seconds Read

Pasi dy vetura zyrtare janë djegur të premten në mëngjes në Komunën e Zveçanit, zyrtarë policorë kanë theksuar se janë të mitur të dyshuarit që po shtyhen të kryejnë akte zjarrvënieje në veriun e banuar kryesisht me serbë. E

Dy vetura në pronësi të Komunës së Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri në mëngjesin e së premtes, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se djegia e veturave zyrtare të Komunës ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit, para objektit të Komunës së Zveçanit në veri.

Ai ka shprehur dyshimin se pas rasteve të zjarrvënies qëndrojnë të mitur, të cilët veprat i kryejnë të maskuar.

“Nuk kemi persona të dyshuar, nuk ka të lënduar, policia po punon në ndriçim të rastit. Sidoqoftë ne e dërguam edhe një apel sot te mediat e tjera, ku thamë që është mirë që qytetarët të kenë kujdes për fëmijët e tyre, të kenë kujdes se si sillen. Për arsye se kemi qenë shumë në afërsi edhe është veç fat që nuk jemi taku në ta”, ka thënë Elshani.

Publikime te ngjashme