“Për herë të parë pas dy dekadash RTK e ka mbyllur vitin pa humbje financiare”

0 minutes, 58 seconds Read

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, të filluar të martën, dhe që vazhdoi edhe sot, Bordi i RTK – së bëri prezantimin e Raportit Vjetor të punës së tyre para Komisionit Parlamentar.

Kryetari i komisionit, Valon Ramadani ka thënë se me këtë rast Bordi paraqiti të arriturat dhe sfidat e tyre përgjatë vitit 2022 dhe përmbushjen e planeve që ata kanë pasur gjatë vitit që kemi lënë pas. Në anën tjetër deputetët shtruan pyetjet e tyre për çështjet që i shqetësonin dhe për vërejtjet që kishin në lidhje me raportin e prezantuar.

“Ky raport tregon që për herë të parë pas dy dekadash RTK e ka mbyllur vitin pa humbje financiare. Ne e inkurajojmë Bordin që të vazhdoj tutje me përmirësimin edhe të mëtutjeshëm të gjendjes në RTK, duke i shprehur përkrahjen tonë për punët e mira, në anën tjetër ne do të jemi në vëzhgim edhe për ndonjë gabim eventual që mund të vije nga ana e tyre”, ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme