Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Krasniqi posedon një banesë e cila është në emër të tij, vlera e të cilës është rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët, transmeton Telegrafi.
Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar se ka disa vepra arti, libra ( vlera e tyre 18 mijë ).
Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë, e cila kushton rreth 21 mijë euro.
Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin e kriptovalutave.
Ai posedon numër të madh të tyre, duke nisur nga Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic, etj.
Krasniqi ka deklaruar se ka edhe mbi 3 mijë euro në një bankë, kurse bashkëshortja e tij mbi 32 mijë euro.
Deklarimin e plotë të pasurisë së Krasniqit mund ta gjeni KËTU.