Pas raportimeve për romancën e re të Sara Hoxhës, vjen reagimi enigmatik i Ledion Liços

1 minute, 18 seconds Read

Pas qarkullimit të lajmeve dhe thashethemeve në rrjetet sociale mbi një romancë të mundshme të trashëgimtares së “Top Media”, Sara Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-bashkëshortit të saj, Ledion Liços, i cili ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve me një mesazh mjaft domethënës.

Moderatori i mirënjohur i “Big Brother VIP Albania” ka shpërndarë një thënie reflektuese, e cila nga shumë ndjekës është interpretuar si një kundërpërgjigje indirekte ndaj zhvillimeve të fundit në jetën e tij private. Në postimin e tij, Ledion Liço shkruan:

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Nuk ke nevojë të dalësh nga dhoma jote. Qëndro ulur në tryezën tënde dhe dëgjo… thjesht prit. Ji i qetë, i palëvizshëm dhe i vetmuar. Bota do të të ofrohet vetë, për t’u zbuluar pa maskë… Do të vijë me ekstazë e do të shtrihet para këmbëve të tua”, ishte mesazhi i Ledionit, i shoqëruar me disa fotografi të tij.

Ky postim ka nxitur diskutime të shumta në platformat sociale, ku komentuesit e kanë ndërlidhur menjëherë me lajmet e fundit mbi jetën personale të Sara Hoxhës dhe raportimet për një lidhje të re të saj.

Përkundër zhurmës, as Sara Hoxha dhe as Ledion Liço nuk kanë dhënë deklarata zyrtare apo shpjegime të drejtpërdrejta, duke e lënë situatën në rrafshin e interpretimeve, ndonëse si figura publike pritet një sqarim për raportet e tyre aktuale /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme