Pas Muratit edhe Haxhiu akuzon prokurorinë për mostrajtim të rasteve ku të përfshirë janë akterët e ish-pushtetit

0 minutes, 52 seconds Read

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të dielën se Prokuroria Speciale e kishte hedhur poshtë sipas tij një kallëzim penal të dorëzuar nga ai në lidhje me keqpërdorimet në shpreonësimet për rrugën Kijevë-Zahaq.

Lëvizja Vetëvendosje po e akuzon prokurorinë për njëanshmëri ndaj rasteve aktuale dhe të ish-pushtetit.

Njëjtë si Murati një përvojë të ngjashme thotë ta ketë Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë – e cila shpërndau postimin e Muratit dhe tregoi se njëjtë prokuroria ka vepruar ndaj një kallëzimi penal për ish-ministrin e Drejtësisë dhe ish-drejtorin e burgjeve.

”Njësoj kanë vepruar PSRK edhe me kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish drejtorit të burgjeve të cilët pronën e MD ia kishin dhënë një oligarku, pa asnje bazë ligjore“.

PSRK pati thënë nuk ka bazë për ndjekje sepse e keni ndalur dëmin anipse dëmi ishte shkaktuar tashmë“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Publikime te ngjashme