Pas koalicionit PDK–LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci: “Mitrovica ka treguar që nuk thyhet”

0 minutes, 47 seconds Read

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë.

Përmes një postimi të shkurtër në “Facebook”, Peci ka dhënë një mesazh të qartë dhe simbolik për qytetin që synon ta udhëheqë:

“Mitrovica ka tregu që nuk thyhet,” ka shkruar ai.

Reagimi i Pecit vjen vetëm pak orë pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Arian Tahirit të PDK-së dhe Gëzim Plakollit të LDK-së, të cilët kanë vendosur të bashkëpunojnë në balotazhin e 9 nëntorit.

Në këtë balotazh, Faton Peci do të përballet drejtpërdrejt me Arian Tahirin për kryesimin e Komunës së Mitrovicës së Jugut — një garë që tashmë pritet të jetë shumë e ngushtë dhe vendimtare./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme