Pamje të rënda: Medi Iseni publikon videon kur rrihet brutalisht nga Noizy me shokë në Pejë (Video)

0 minutes, 52 seconds Read

Reperi shqiptar, Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një incident mbrëmë në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur si “Medi” dhe një familjar të tij.

Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtin ambient me Noizyn, edhe pse raportet e tyre qe një kohë janë të tensionuara.

Kurthi në të cilin ra Iseni eskaloi në rrahje brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht pamjet e Isenit dhe të afërmit të tij pasi u dërguan në spital për trajtim, ku shihen me plagë të rënda.

Gjithashtu ishte vet Medi Iseni që para pak çasteve ka publikuar një video në rrjetin e tij social në ‘Instagram’, ku shihen disa persona duke e goditur pamëshirë atë.

Pamjet më poshtë:

Publikime te ngjashme