Pamje të papublikuara me parë: Si granatua Ura e Mostarit në Bosnje

1 minute, 54 seconds Read

Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Shumë-Etnik nga Mostari dhe Organizata e Bashkuar e Luftëtarëve të Qytetit të Mostarit (JOB) publikuan një video ekskluzive të granatimeve dhe rrënimit të Urës së Vjetër në Mostar më 8 dhe 9 nëntor 1993.

Prishja e urës së Mostarit, një ndër trashëgimitë më të vyera osmane në Ballkan, u filmua nga pjesëtarë të Ushtrisë Kroate nga fortifikimet në kullat e kodrës Hum mbi qytet.

“Kamera e tyre gjurmon vazhdimisht shtigjet e më shumë se 50 raketave të lëshuara nga tanku HVO nga lokacioni Stotina, që atëherë ndodhej në anën perëndimore të Bulevardit mbi vendbanimin Mostar të Kolonijës.Megjithëse Gjykata e Hagës përcaktoi qartë në vendimin përfundimtar të ‘gjashtë’ zyrtarëve politikë dhe ushtarakë të komunitetit parashtetëror kroat “Herceg Bosna” më 29 nëntor 2017 se Ura e Vjetër u shkatërrua nga predha nga një tank nga pozicioni HVO, materiali filmik që disponojmë parandalon të gjitha spekulimet e atyre që mohojnë verdiktet dhe sajojnë ‘të vërtetat e tyre’”, thuhet në deklaratën e këtyre dy organizatave.

Drejtori i Qendrës për paqe dhe bashkëpunim multietnik, Safet Oruçeviç, tha se filmimi është zbuluar rastësisht. “Kjo vetëm konfirmon gjithçka që u vendos nga Gjykata e Hagës në pjesën e vendimit për të gjashtë, që i referohet prishjes së Urës së Vjetër”, thekson Oruçeviç.

“Sot jam krenar për faktin se që nga dita e parë e këtij rrënimi të tmerrshëm, ne kurrë nuk e akuzuam popullin kroat, por përbindëshat që e urdhëruan dhe e bënë këtë. Jam krenar që në vitin 1997 vendosëm ta ndërtojmë Urën e Vjetër së bashku me Bankën Botërore dhe UNESCO-n dhe që përveç shumë vendeve që morën pjesë në ndërtim, qeveria kroate e udhëhequr nga kryeministri Raçan erdhi në Mostar dhe e mbështeti projektin e Urës së Vjetër si monument paqeje”, tha Oruçeviç.

Pra, siç Srebrenica ishte një genocid njerëzor me autorë serbët, prishja e Urës së Mostarit ishte një lloj genocid kulturor me autorë kroatët.

Publikime te ngjashme