Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale të sot, më 16 dhjetor 2024.
Kryeministri Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një rast që lidhet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.
Intervistimi do të duhej të niste nga ora 09:30 në objektin e Prokurorisë Speciale.
Megjithatë sipas gazetarit të T7 Genc Goranci, Kurti ende nuk ka ardhur për të dëshmuar sot në Prokurinë Speciale.
Këto janë pamje para Prokurorisë Speciale, aty ku kryeministri do të duhej të paraqitej sot.