Pamje nga Ura e Bërnjakut ku policia vendosi pengesa të pjesshme

0 minutes, 31 seconds Read

Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të  kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka deklaruar Elshani.

Publikime te ngjashme