Në rrjetet sociale u shfaqën video të banorëve të Srebrenicës që arritën t’i mbijetojnë gjenocidit të kryer nga disa serbë nën udhëheqjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.
Ata kanë dhënë deklaratat e tyre menjëherë pasi kanë arritur në territorin e lirë në Kalesija.
Në deklaratat e tyre, ata flasin për mizoritë që dëshmuan gjatë përpjekjeve të tyre për të dalë nga ferri i Srebrenicës. Therja, vrasja, helmimi i të plagosurve… janë vetëm disa nga mizoritë që ata panë.
“I dhanë disa ampula të kuqe të plagosurve dhe do të vdisnin. E pamë që disa u vunë në hell…”, këto janë vetëm disa nga dëshmitë që dëgjohen në këto incizime.
Pë t’i dëgjuar dëshmitë e tyre shqetësuese, kliko KËTU.