Osmani: Secili ushtar e mban uniformën me krenari dhe është i gatshëm të japë jeten për atdheun

0 minutes, 57 seconds Read

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila në Ditën e Forcës vizitoi kazermën “Adem Jashari”, tha se sot është një ditë krenarie për secilin qytetar të Kosovës.

“Sot është dita e FSK-së, është ditë krenarie për secilin qytetar të Republikës së Kosovës. Është ditë kur ne me krenari kujtojmë sakrificen e madhe të popullit tonë, të ushtrisë sonë çlirimtare. Për të ardhur deri në këtë ditë, është derdhur shumë gjak. Jam e bindur që secili ushtar, e secila ushtare e mban këtë uniformë me shumë krenari dhe është i gatshëm të jap dhe jeten për atdheun nëse është nevoja.”, tha ajo.

Ndërsa tha se FSK-ja, tashmë është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate, në aleancën me të fuqishme në historinë e njerëzimit, në Aleancën e NATO-s.

“Si komandante supreme e kësaj ushtrie, jam jashtëzakonisht krenare. Së bashku me institucionet po punojmë që të krijohen kushte dhe më të volitshme, që çdo ushtarë i ushtrisë sonë, të ketë prosperitet, vullnet e motiv, të kontribuojë për ushtrinë tonë”, tha ajo.

Publikime te ngjashme