Osmani: 25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre

0 minutes, 46 seconds Read

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën në familjen Berisha në Suharekë e cila ka ndodhur 25 vjet më parë nga forcat serbe.

Osmani thekson se në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtin asnjëherë

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të familjes Berisha. Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb.

Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë. Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm!”, thekson Osmani.

Publikime te ngjashme