Njësitë e Doganës së Kosovës kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar në një subjekt ekonomik në Prishtinë. Malli kontrabandë u gjet i fshehur në një kasafortë në bodrumin e objektit, e cila ishte maskuar me pako të tjera për të shmangur vëmendjen.
Për pajisjet e zbuluara, subjekti përgjegjës nuk ka mundur të ofrojë asnjë dokumentacion që të vërtetonte origjinën e tyre. Si rezultat, njësitë doganore kanë sekuestruar menjëherë të gjithë sasinë.
Në total, janë konfiskuar 41 pajisje të reja elektronike, të ndara si më poshtë:
19 telefona të mençur SAMSUNG GALAXY A26 5G
21 telefona të mençur SAMSUNG GALAXY A16
1 tablet SAMSUNG GALAXY TAB A9+ 5G
I gjithë procesi i sekuestrimit është kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe dokumentacioni përkatës është kompletuar. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur procedurat administrative dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rastin. Ky veprim rikonfirmon përkushtimin e institucionit për të luftuar tregtinë ilegale dhe për të mbrojtur tregun e brendshëm nga produktet e kontrabanduara./lajmishqip.net