Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale.
Ajo e mbajti bashkëshortin larg vëmendjes mediatike, duke mos e zbuluar asnjëherë për publikun.
Mirëpo, pas hyrjes në reality-show ajo ka folur shpesh për të dhe ka shprehur gjithë dashurinë për partnerin, Dorin.
Dori u kthye në personazh jo vetëm me rrëfimet e saj, por edhe me disa surpriza romantike që i bëri.