Karim Adeyemi pritet të jetë përforcimi i radhës i Juventusit, me gjigantin italian që prej kohësh po e kërkon atë.
Sulmuesi gjerman prej kohësh ishte objektiv i torinezëve, por tani ai është bindur nga oferta e Juventusit.
E përditshmja italiane Tuttosport ka raportuar se përfaqësuesit e lojtarit tanimë kanë pasur kontakte me Cristiano Guintolin dhe ka një marrëveshje mes tyre.
Adeyemi ka pranuar një kontratë pesë vjeçare nga Juventusi me pagë prej katër milionë euro neto në sezon plus bonuset.
Ndërkohë tani Juventusi po fillon bisedimet me Dortmundin, ku janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh.
Dortmund kërkon vetëm 45 milionë dhe drejtuesit e dy klubeve besohet se do të gjejnë një marrëveshje.
Në garë për lojtarin ishte edhe Chelsea, por dëshira e tij ishte ta vesh vetëm fanellën e Juventusit./Telegrafi