Obama me fjalë të mëdha për Bidenin: “Ishte patriot i madh!”

1 minute, 9 seconds Read

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama i shprehu mbështetjen Presidentit aktual Joe Biden pasi ky i fundit njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale, duke e përshkruar atë si një “patriot të madh”.

“Joe nuk është tërhequr kurrë nga betejat. Ka qenë një nga vendimet më të vështira për të që të shikonte panoramën politike dhe të vendoste që t’i linte stafetën një kandidati të ri. Por, unë e di që ai nuk do ta merrte këtë vendim nëse nuk do të besonte se kjo ishte gjëja e duhur për Amerikën. Kjo është një dëshmi e dashurisë së Joe Biden për vendin dhe një shembull historik se si një person vendos interesin e popullit amerikan para interesave personale. Ky shembull duhet ndjekur edhe nga brezat e ardhshëm”, lexohet në deklaratën e Barack Obama.

“Ditët në vijim do të ecim në tokë të pashkelur më parë. Por, unë kam besim të jashtëzakonshëm se udhëheqësit e partisë sonë do të jenë të aftë të krijojnë një proces nga ku do të dalë një kandidat i spikatur. Besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar, që i jep mundësinë kujtdo, do të mbizotërojë në Konventën e Demokratëve në muajin gusht”, shton Barack Obama.

Publikime te ngjashme