Numërimi i fundit në QNR: Ja kush po dominon bindshëm votat e mbetura nga diaspora

0 minutes, 35 seconds Read

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, procesi i numërimit për kontingjentin e fundit të fletëvotimeve të dërguara me postë. Këto vota, të cilat arritën në Kosovë gjatë ditës, përbëjnë fazën finale të procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson dukshëm me 72.64% (31,193 vota). Pas saj renditet LDK me 10.27% (4,363 vota), e ndjekur nga PDK me 9.13% (3,944 vota). Ndërkaq, AAK ka siguruar deri më tani 3.94% të votave, apo 1,688 sosh.

Ky numërim përmbyll zyrtarisht të gjithë procesin e administrimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme