“Nuk tolerojmë më pushtim të huaj”, KFOR i përgjigjet Vuçiqit

1 minute, 9 seconds Read

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë thirrje për shmangie të “veprimeve dhe retorikës që sjell tensione” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Reagimi i KFOR erdhi menjëherë pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili i konsideroi ndërkombëtarët gënjeshtarë dhe mashtrues ndërsa tha se pakica serbe në Kosovë nuk do të tolerojë më “pushtimin” e huaj.

Presidenti Vuçiq vlerësoi bojkotin e votimeve nga serbët e Kosovës, duke thënë se ai përfaqësonte “një kryengritje politike paqësore” kundër “pushtuesve” të tyre.

Vuçiq nuk e konfirmoi nëse” do të marrë pjesë në raundin tjetër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të planifikuar për t’u mbajtur në Bruksel më 2 maj, dhe shtoi se “nuk priste asgjë” nga ai takim.

Zgjedhjet e së dielës në katër komuna në veri të Kosovës u bojkotuan gjerësisht nga pakica serbe. Për bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, liderët kosovarë e fajësuan ndikimin e Beogradit.

Publikime te ngjashme