Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali po vazhdon edhe më tutje me pastime skandaloze, këtë herë duke kritikuar ata që janë shprehur të shqetësuar me sulmet ndaj mediave.
Ajo ka përmendur partitë opozitare, derisa ka thënë se “ata që po shqetësohen, ta padisin gazetën boshnjake”.
“Sa harxhojnë kohë me reagime çdo 5 minuta të gjithë të shqetësuarit le ta padisin gazetën boshnjake. Pra, burimin. Le të përballen me ta. Por jo, merren me publikimin në shqip dhe kursin e vitit të parë “shkrim – raportim lajmi”.
Ka një mënyrë se si fshihet e vërteta çdo herë: Të kërkosh evidencë nga gazetaria të transaksioneve të krimit të organizuar.” – ka thënë ajo.
“Interesant se si askush nuk e tregon haptaz publikisht që ka platforma digjitale në Kosovë që për të bërë kontratën e transmetimit me ta duhet që mediumi të shfaqë në 4-5 lajmet e para një storie ku citohet Vuçiqi.” – u shpreh tutje Mihali.
Zyrtarja që njihet se e kontrollon VV-në ka përmendur edhe incizimet – ato ku Mimoza Kusari – Lila dëgjohet duke biseduar me Radojiçiq – duke pretenduar se të njëjtat janë sjellur nga vetë ai.
“Nuk është larg mendsh kur Radoiciqi sjell incizime të montuara dhe të njëjtat publikohen. Ku? Pikërisht në Kosovë.” – ka shkruar ajo.