Nuk ndalet Albion Rrahmani, shënon sërish dhe feston me shqiponjë

0 minutes, 27 seconds Read

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani po vazhdon me formën e lartë në Rumani,i cili para pak çastesh ka shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Clujit, për të kthyer epërsinë e Rapid Bukureshtit.

Rrahmani shënoi në minutën e 51-të për rezultatin 2:1, teksa festimin e golit e bëri në mënyrë të veçantë.

Ai ngriti duart duke bërë shqiponjën.

Për 23-vjeçarin është ky goli i tij i gjashtë në elitën e futbollit rumun.

https://twitter.com/FootColic/status/1706387697269408206

Publikime te ngjashme