‘Nuk e dëmton shtetin e Kosovës’, Mushkolaj e mbron draftin e publikuar të Asociacionit

1 minute, 15 seconds Read

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, ka vazhduar ta mbrojë draftin e Asociacionit, i cili është publikuar nga Burim Ramadani.

Ajo ka vlerësuar se ky draft, nëse është ai i vërteti, është pozitiv për Kosovën.

Në profilin e saj në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se ky draft e shndërron “Zajednicën” në organizatë multietnike për mbrojtjen e minoriteteve.

“Prej një Zajednice të garantuar me Ligjin prej vetëqeverisje lokale të vitit 2008, me të cilin është lënë hapësirë për madje edhe për lëkundje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës, drafti që ka rrjedhur në publik, e shëndërron këtë krijesë në një mekanizëm/organizatë multietnike për mbrojtjen e minoriteteve, të mbikqyrur në ushtrimin e secilit funksion nga Institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mushkolaj.

Ajo ka pranuar dokumenti ka ende probleme, por, sipas saj, nuk e dëmton shtetin e Kosovës.

“Asnjl debat, asnjë diskutim nuk është bërë para votimit të atij Ligji! Nuk gjendet as sot asnjë dokument zyrtar i hartimit/negociimit të atij Ligji. S’ka Travaux préparatoires!!! Ka mbetë, megjithatë, transkripti i seancës së Kuvendit, për ta dëshmuar neglizhencën! U deshtën përpjekje e peripeti 15 vjeçare për të rikthyer Republikën në binarë, që ende janë shumë të brishtë. Dokumenti ka ende shumë probleme, por minat që mund ta hedhin në erë shtetin tonë janë hequr”, ka shkruar ajo.

Publikime te ngjashme