Noka gjuan me flakadanë drejt Nikollës, përjashtohet nga seanca

0 minutes, 43 seconds Read

Tymi, flakët dhe përplasjet fizike kanë përbërë këtë të hënë panoramën e seancës së radhës plenare në Kuvend.

Pas konfrontimeve me oficerët e Gardës, të cilët ia bën të vështirë hyrjen në sallë pasi kishte në xhep një flakadan, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka u bë protagonist në nisje të seancës.

Noka ndezi disa flakadanë dhe në një video shihet duke hedhur një prej tyre në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kjo e fundit më pas, vendosi të përjashtojë deputetin demokrat, por Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla.

Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim, por Noka edhe pse i përjashtuar ka qëndruar në sallë dhe u ka vënë zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolinat e ligjvënësve demokratë.

Publikime te ngjashme