Noizy ‘nuk humb kohë’ pas lirimit, ja çfarë paralajmëron reperi për sonte!

0 minutes, 40 seconds Read

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.

Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, Noizy është lënë i lirë dhe me anë të një video live në Instagram është treguar momenti kur shokët e tij e presin te dera e burgut. Menjëherë ka hyrë live në Instagramin e tij duke i përshëndetur të gjithë fansat.

Ama duket se reperi nuk do të humbasë më kohë pasi do t’i rikthehet axhendës së tij me koncerte që mbrëmjen e sotme. Edhe pse ka vetëm disa minuta që është liruar nga paraburgimi duket se Noizy e ndjen veten shumë gati për të qenë afër fansave të tij.

Publikime te ngjashme