Noizy anulon koncertin në Ferizaj, për shkak të shoqërimit në polici?

1 minute, 26 seconds Read

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka anuluar koncertin e planifikuar për mbrëmjen e së premtes në Ferizaj të Kosovës për shkak se është shoqëruar në polici. Kjo ndodhi pas një ngjarjeje të fundit në Pejë, ku ishte përfshirë një përleshje mes dy grupeve.

Në një njoftim të bërë në InstaStory, Noizy u kërkoi ndjesë fansave të tij në Ferizaj duke theksuar se nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të situatës së krijuar.

“Ferizaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju për shkak se po më shoqërojnë në polici. Shihemi herë të tjera”, shkroi në InstaStory reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku

Foto: Noizy/InstaStory 

Mos-pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe diskoteka në Ferizaj përmes një njoftimi në InstaStory. “Njoftim me rëndësi: Noizy përmes profilit të tij ka bërë të ditur se sonte nuk mundet me qenë i pranishëm në eventin e paralajmëruar për arsye të veta personale. Kërkojmë falje në emër të klubit ‘Diamonds’ dhe njëherësh ju njoftojmë se eventi për nesër (e shtunë) me PINT dhe Teuta Selimi do të jetë free (23:00-00:00) për të gjithë”, shkruhet në njoftim.

Sipas raportimeve të një dite më parë, Noizy ishte përfshirë në një përleshje që ndodhi jashtë ambienteve të Sancy Club në Pejë.

Foto: Noizy/InstaStory

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rastin për Telegrafin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi por edhe vet menaxherët e Sancy Club.

Publikime te ngjashme