Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz, ka zbuluar detaje të reja për prapaskenat e takimit të tensionuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Waltz, pas shkëmbimit të fjalëve në Zyrën Ovale, ai dhe ekipi i tij këshilluan Trumpin se çdo bisedë e mëtejshme me Zelenskyn do të ishte e pavlefshme dhe do të dëmtonte marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kemi pasur një takim të brendshëm pas atij momenti të tensionuar, kur shtypi u largua,” tha Waltz. “Të gjithë unanimisht e këshilluam presidentin që, pas asaj fyerjeje, nuk kishte më asnjë mënyrë për të ecur përpara. Çdo bisedim tjetër vetëm do të na kthente pas. Kështu që ia komunikuam këtë mesazh presidentit Zelensky dhe ekipit të tij.”
Këto deklarata hedhin dritë mbi vendimin e administratës Trump për të pezulluar negociatat me Kievin, duke krijuar një moment të ri pike tensioni në marrëdhëniet amerikano-ukrainase.