Edhe kur i afrohet të 40-tave, Cristiano Ronaldo dëshmon se nuk është nga ata që e lejojnë moshën ta ngadalësojë.
Ikona portugeze vazhdon të shijojë futbollin dhe të bëjë atë që bën më së miri: të thyejë rekorde.
Në një ndeshje të fundit të Ligës Saudite Pro kundër Al-Okhdood, portgezi shënoi golin e tij të 917-të në karrierë, duke shënuar 24 vite radhazi në futbollin profesionist. Kjo arritje e bën atë lojtarin e parë në histori që ruan një seri të tillë.
Përtej golave të tij të pabesueshëm, Ronaldo është gjithashtu i famshëm për festimin e tij – SIU. Lëvizja ikonë e ka tejkaluar futbollin, duke u shfaqur në sporte të ndryshme në mbarë botën.
Së fundmi, një fans realizoi festën legjendare pas takimit me yllin. Megjithatë, momenti u kthye në një takim paksa të sikletshëm, teksa interpretimi i fansit i la të gjithë të pyesin se si do të reagonte Ronaldo.
Fatmirësisht, sulmuesi portugez pa humorin e situatës dhe shpërtheu në të qeshura, duke treguar edhe një herë pse tifozët e adhurojnë atë brenda dhe jashtë fushës.
Këtë sezon, Ronaldo ka luajtur 17 ndeshje për Al-Nassr, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 2 asistime. Në gati 40 vjeç, ai vazhdon të dëshmojë se nuk ka mbaruar – dhe qartë, fansat e tij janë po aq entuziastë si kurrë më parë. /Telegrafi