Një serb është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin kufitar Jarinje për shkak të një rasti të regjistruar dy vite më parë.
Këtë informacion e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, shkruan Ballkani.info.
D.N. është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 5, dhe kjo pasi dyshohet se në shtator të vitit 2022 ka kërcënuar një person.
Elshani nuk ka mundur të japë më shumë detaje rreth rastit, duke përfshirë se kë e ka kërcënuar dhe në çfarë mënyre ky person.
Më pas ai u ndalua deri në 48 orë.