Një 37 vjeçar dyshohet se është vrarë në Gjilan, Policia jep detaje

1 minute, 7 seconds Read

Një person dyshohet se është vrarë sot në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:52 dhe se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi i emergjencës së spitalit të Gjilanit.

“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima  është pa shenja jete.”

Ai tha se “nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”.

Hashani bëri të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe ndriçimin e rastit.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, tha ai./Ballkani.info

Publikime te ngjashme