Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orën 11:00, në atë që shënon përpjekjen e 47-të për konstituimin e tij.
Që nga seanca e parë më 15 prill, legjislativi ka dështuar në 46 tentime radhazi për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Bllokada aktuale politike buron nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për Albulena Haxhiun si kryetare, kandidaturë e cila deri më tani nuk ka marrë mbështetjen e partive të tjera.
Propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari (LVV), që votimi për kryeparlamentare të bëhet me vota të fshehta, gjithashtu ka dështuar të marrë mbështetjen e shumicës.
Ky ngërç institucional vjen më shumë se pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, raporton lajmishqip.