Ngec transferimi i Xhakës te Leverkuseni, Bayerni dhe Dortmundi hyjnë në garë

0 minutes, 42 seconds Read

Granit Xhaka si duket nuk do të transferohet te Bayer Leverkuseni, ani se u tha se gjithçka është e kryer.

Është tjetri klub gjerman, Bayern Munichi që ka ndërhyrë dhe e do transferimin e Xhakës.

Për lojtarin me preardhje nga Kosova, ka shprehur interesim edhe Borussia Dortmundi që si duket do të hyjë gjithashtu në garë.

Xhaka, ishte ndër lojtarët më të dalluar të Arsenalit këtë sezon, duke dhënë një kontribut të madh për rikthimin e klubit londinez në Ligën e Kampionëve, pas një periudhe të gjatë.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano para disa jave ka raportuar se Xhaka do të transferohet te Leverkuseni për rreth 15 milionë euro. Por kjo marrëveshje për momentin ka ngecur dhe mbetet për t’u parë nëse do zgjidhet.

Publikime te ngjashme