Nga VV thonë se numri i kontratave të negociuara për ministri ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2019!

3 minutes, 33 seconds Read

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media kanë folur në lidhje me debatin e kontratave të negociuar, duke përfshirë këtu kontratat e energjisë elektrike, sektorin të mbrojtjes dhe të arsimit.

Deputeti i VV-së Armend Muja, ka thënë se nga të dhenta e prezantuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), numri i kontratave të negociuar ka pësuar rënie në qeverinë e tyre, krahasuar me qeveritë e kaluara.

Muja tha se në vitin 2024 ka përgjysmim të nënshkrimit të kontratave nga ministritë me tre fish me pak se viti 2019.

“E kemi ftuar këtë me debatin për kontrata e negociuara me theks te kontrata e energjisë, sektorin të mbrojtjes dhe arsimit. Numri i kontratave nëse merren për ministri kanë pësuar rënie te dukshëm sidomos në vitet e fundit… Për nga vlera ministri deri me tani 30 tetor kanë nënshkruar 11 milion euro kontrata që është tre fish më pak se në vitin 2019 që ishte 42 milion euro me atë numër të kontratave”, ka thënë ai

Muja ka thënë se nga viti 2008 deri në vitin 2023 energjia elektrike në Kosovë është importuar dhe eksportuar kryesisht me Serbinë, por që vitin e fundit Kosova nuk importon fare energji elektrike nga Serbia.

Ai tha se këto importe dhe eksporte janë bërë me kontrata direket nga viti 2008, me tri kompani serbe dhe se këto kontrata janë nënshkruar nga Njazi Thaçi.

“Ka ka importuar Kosova energjinë elektrike, unë ju kam drejtuar Doganës, 2008-2013 vlera e energjisë e importuar deri vitin 2023 ishte 901 milion euro. 2008-2018 reflekton një dominim të Serbisë si vend të importit të energjisë elektrike. Nga viti 2019 reflekton dominim e Sllovenisë. Në vitet e fundit nuk importohet as gjë nga Serbia. I gjithë debati që është reflektuar ka qenë rezistenca e mafisë energjetike nga Serbia për ta rikthyer tregun e Kosovës por që e ka humbur. Ne eksportojmë energji elektrike. Ne kemi eksportuat 2013-2023, 247 milion euro energji elektrike vendi ku ne kemi eksportuar është Serbia me 115 milion euro… Kjo është bërë përmes kontratave direket, ne kemi gjetur kontrata për eksport dhe import janë nënshkruar në vitin 2008… këto kontrata i ka nënshkruar Njazi Thaçi, që nga kontratë e parë 2008 deri vitin 2020 i ka nënshkruar Najzi Thaçi”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së, Enver Haliti kontratat një burimore i ka quajtur propaganda të partive opozitare dhe analistëve që përkrahin këto të fundit.

Ai tha se nga viti 2021 deri tani rreth 43 për qind e kontratave të negociuara, janë në kuadër të komunave të Kosovës.

Sipas tij, komunat që prijnë me këto kontrata dhe se po shënojnë rritje janë Prishtina, Malisheva, Gjakova dhe Ferizaj.

Haliti tha se komunat kanë rreth 165 kontrata me negocim, derisa te qeveria dhe ministritë ka shënuar rënie.

“Nga të gjitha kontratat e negociuara që nga viti 2021 deri në vitin 2024, diku 43 % janë nga komunat e Republikës së Kosovës. Janë 38 komuna dhe publiku e din se nga kush udhëhiqen këto komuna, nga cilat parti politike. Trendi në vitin 2024 te komunat është prapë në rritje, vetëm në vitin 2024 deri tani kemi diku 160 kontrata me negocim nga komunat e Kosovës, derisa nga Qeveria dhe ministritë, ky trend është në rënie, është nën 60 kontrata, çka do të thotë se trendi në raport me institucionet qendrore është në rënie, ndërsa te komunat po vazhdon të rritet. Në vitin 2024 te komunat prin në 4 komunat që prin janë komuna e Prishtinës, që udhëhiqet nga LDK, komuna e Gjakovës që udhëhiqet nga AAK, është Komuna e Malishevës që udhëhiqet nga Nisma dhe është komuna e Ferizajt që udhëhiqet nga PDK”.

“Ndërsa sa i përket ministrive ku ka qen debat i opozitës, e kemi thënë se që nga viti 2021 deri në vitin 2024, ato kontrata që janë nënshkruar me negocim kanë të bëjnë me furnizimin me pasaporta, blerjen e mikrosoftit për administratën publike që janë qenë të pamundura që të prokurohen në mënyra tjera. Ndërsa, te Ministria e Bujqësisë”, ka thënë ai./EO

Publikime te ngjashme