Nga VLEN deklarohen për incidentin me Osmanin: “MPB-ja dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit..”

1 minute, 3 seconds Read

Koalicioni VLEN kanë reaguar pasi incidentit të presidentes Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.

Në reagimin e VLEN-it thuhet Ministria e Punëve të Brendshme dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, dhe se kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.

Në reagimin e tyre thuhet se sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.

VLEN-i në reagimin e tyre e kanë akuzuar BDI-në se “po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës”.

“Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë? Dhe e ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat. Edhe një herë i bëjmë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së”, thuhet në reagim.

Publikime te ngjashme