Altin Dumani, ish-drejtuesi i SPAK, i cili pas përfundimit të mandatit ushtron detyrën si prokuror në Prokurorinë e Posaçme dhe drejton sektorin e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, do të ketë një mision të ri.
Sipas raportimeve nga Top Channel, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar këtë të premte kërkesën e Dumanit për t’u angazhuar në një aktivitet jashtë funksioneve të tij të zakonshme prokuroriale. Ish-kryeprokurori i posaçëm ka marrë autorizimin për të shërbyer si ekspert kryesor në trajnimin praktik të një masterklasi të nivelit të lartë.
Ky aktivitet prestigjioz, i organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, është i dedikuar për trajnimin e prokurorëve, hetuesve dhe gjyqtarëve nga Kosova. /lajmishqip.net
