Nga Prokuroria thonë se akoma nuk dihen motivet që çuan në vrasjen e 89-vjeçarit

0 minutes, 52 seconds Read

Ende nuk dihen arsyet që çuan në vrasjen e 89-vjeçarit S.S. në fshatin Bibaj, ka thënë Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Mbrëmjen e së premtes, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” një zyrtar policor, F.R., ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një person.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Për “vrasje të rëndë” është ndaluar për 48 orë zyrtari policor, ndërsa po të premten është ndaluar edhe një person i dytë për bashkëkryerje të vrasjes.

Trupi i pajetë i 89-vjeçarit është dërguar për obduksion.

“Motivet lidhur me këtë rast penal ende nuk dihen dhe Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj çështje penale. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj dy të dyshuarve do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të veprave penale të lartcekura”, ka njoftuar Prokuroria.

Publikime te ngjashme