Nga anglishtja në shqip: Shkëmbimi i veçantë mes Konjufcës dhe ministrit të ri Ferit Hoxha

0 minutes, 57 seconds Read

Glauk Konjufca, ministër për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kosovës, e ka uruar Ferit Hoxhën, për emërimin e tij si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Urimin e tij ndaj Hoxhës, Konjufca e ka shkruar në gjuhën angleze, ku ka thënë mes tjerash: Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta, përcjell Express.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Urimit të Konjufcës, Hoxha i është përgjigjur në gjuhën shqipe.

Hoxha ka thënë se Shqipëria dhe Kosova ndajnë vëllazërinë e përkatësisë kombëtare, gjuhës, historisë dhe identitetit.

‘’Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin tonë #evropian’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Publikime te ngjashme