Një akord i mundshëm mes SHBA-së dhe Danimarkës për Grenlandën mund të rezultojë me kalimin e kontrollit të zonave strategjike të ishullit në duart e Uashingtonit zyrtar.
Këtë zhvillim e ka bërë të ditur prestigjiozja “The New York Times”, duke u thirrur në informacione nga burime të besueshme brenda qarqeve diplomatike.
Raportohet se përpara deklaratës së kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, më 21 janar mbi finalizimin e marrëveshjes, krerët ushtarakë të NATO-s kanë shqyrtuar opsionin e një kompromisi ku Danimarka do t’u cedonte Shteteve të Bashkuara sovranitetin mbi pjesë të kufizuara të territorit grenlandez.
Ky kompromis, i cili parashikon ngritjen e bazave të reja ushtarake amerikane në ishull, po gjen mbështetjen edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, sipas pohimeve të tre zyrtarëve të lartë./lajmishqip.net
Burimet e gazetës e kanë paralelizuar këtë model me statusin e bazave britanike në Qipro, që njihen si territore sovrane të Londrës përtej detit. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse ky propozim specifik është pjesë integrale e konceptit të shpallur nga presidenti Trump./lajmishqip.net
