Nenad Rashiq: Serbia po maltreton serbët që mendojnë ndryshe

0 minutes, 56 seconds Read

Vakia e djalit të vartësit të tij, e qiti në konferencë për media të dielën, ministrin për Komunitete e Kthim, Nenad Rashiq.

Ky kërkoi lirimin e birit të Radoica Radomiroviçit, Nikollës, drejtor i Administratës në Komunën e Leposaviqit, që u ndalua të shtunën në pikën kufitare në Jarinje nga policia serbe.

Rashiq thotë se ndalesa u bë nga ai që e quan regjimi aktual serb, me kallëzim penal për shkelje të rendit kushtetues.

Me masa të tilla nga Serbia, Rashiq thotë se që një dekadë përballet edhe vet ky, e të tjerë që punojnë në institucionet kosovare, njofton Klan Kosova.

Kështu, në rrethanat aktuale,  ministri për Komunitete është skeptik se zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen tash, edhe pse udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve aktual është gati.

Koha, ai nuk beson se është as për largimin e serbëve nga objekti që ata po e shfryëzojnë ilegalisht në Mitrovicën e Veriut, të cilin kryetari, Erden Atiq, ka kërkuar ta lirojnë.

Publikime te ngjashme