Qindra persona në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, anuluan festimin e Vitit të Ri në shenjë solidarizimi me popullin e Gazës dhe mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.
Pavarësisht motit të ftohtë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Segels Torg” me thirrjen e shumë organizatave të shoqërisë civile dhe në vend të festimit të Vitit të Ri ata mbajtën zi për fëmijët dhe civilët e vrarë nga Izraeli.
Suedi, qindra persona anuluan festimin e Vitit të Ri dhe protestuan në mbështetje të Gazës https://t.co/ATF2CFd8PL pic.twitter.com/IOO9wz69J1
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) January 1, 2024
Gjatë kësaj, protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrimet “Palestina e lirë, Gaza e lirë”, “Ndaloni gjenocidin” dhe “Bojkot ndaj Izraelit”.
Duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj Gazës, protestuesit brohoritën me sloganet “Palestina e lirë”, “Ndal pushtimit”, “Izraeli vrasës”.
Po ashtu protestuesit reaguan ndaj mbështetjes së Suedisë dhe SHBA-së për Izraelin dhe mbrojtën idenë se dy vendet janë partnerë në krimet e luftës që Izraeli kryen.
Ndërsa në fjalimin e mbajtur në emër të grupit, u theksua se nuk festojnë Vitin e Ri për shkak të masakrave të Izraelit ndaj fëmijëve, grave dhe gazetarëve dhe se në vend të kësaj po përpiqen të ngrenë zërin e popullit të Palestinës.