Një person është therur me thikë ditën e shtunë në Prizren.
Policia njofton se viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, transmeton Telegrafi.
“Lagja Bazhderhane, Prizren 06.07.2024 – 23:50. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet./Telegrafi