“Ne po i presim ata”: Diplomati i lartë iranian sfidon hapur SHBA-në për një pushtim të mundshëm tokësor

1 minute, 51 seconds Read

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani është plotësisht i përgatitur për t’u përballur me një pushtim të mundshëm tokësor nga forcat e SHBA-së. Ai ka përdorur një ton të ashpër sfidues, ndërkohë që konflikti me Uashingtonin dhe Izraelin po njeh përshkallëzim të pashembullt.

Gjatë një interviste me NBC News këtë të enjte, i pyetur nëse ndjen frikë nga një invazion i mundshëm amerikan, Araghchi u shpreh prerë se Irani është gati për çdo skenar. Mediat e huaja raportojnë se diplomati iranian shfaqi një siguri të lartë në kapacitetet mbrojtëse të vendit të tij.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Jo, ne po i presim ata”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar bindjen se Teherani mund t’u bëjë ballë forcave amerikane. Sipas tij, një ndërhyrje e tillë ushtarake do të shndërrohej në një “katastrofë të madhe” për vetë Uashingtonin zyrtar.

Këto komente vijnë në një moment kritik, pas sulmeve të koordinuara amerikane dhe izraelite ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt. Autoritetet iraniane pretendojnë se nga këto goditje mbetën të vrarë Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë.

Pavarësisht tensionit në rritje dhe luftimeve, Araghchi sqaroi se Irani nuk ka bërë asnjë kërkesë për armëpushim. Ai solli në vëmendje luftën e shkurtër me Izraelin e vitit të kaluar, duke nënvizuar se as në atë kohë Teherani nuk kërkoi ndalimin e luftimeve.

“Në konfliktin e kaluar, ishte vetë Izraeli ai që kërkoi armëpushim”, deklaroi ai, duke referuar përplasjen 12-ditore ku forcat izraelite dhe ato amerikane kishin si shënjestër kryesore objektet bërthamore të Iranit.

Në përfundim, Araghchi argumentoi se qëllimi parësor i Iranit në këtë përballje aktuale mbetet rezistenca ndaj asaj që ai e cilësoi si agresion dhe veprim i paligjshëm kundër shtetit të tij.

“Nuk ka fitues në këtë luftë. Fitorja jonë e vetme është aftësia për të qëndruar e për të rezistuar”, përfundoi kryediplomati iranian. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme