Sot ne Tiranë është mbajtur Konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A5), ku morën pjesë liderë të lartë ushtarakë dhe zyrtarë nga rajoni dhe NATO.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe FSK-ja, e cila është përfaqësuar nga zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjeneralmajor Enver Cikaqi.
Në këtë konferencë është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Me theks të veçantë, diskutimet ishin përqendruar në rritjen e shpenzimeve ushtarake mbi pragun 2% të PBB-së.
Në këtë konferencë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka kërkuar që edhe Kosova të jetë pjesë me të drejta të plota në këtë aleancë.
“Kosova e ka vendin në këtë tavolinë, dhe është e rëndësishme që ne të mos biem pre e përçarjeve nga faktorët e jashtëm. Bashkëpunimi rajonal është kyç për të siguruar stabilitetin e rajonit”, ka thënë Vë