Ndryshim i frymës diplomatike: Kryeministri i Irlandës mirëpret sot Kurtin në Dublin, pas vizitës së tij në Prishtinë në janar

1 minute, 1 second Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim tête-à-tête dhe pastaj drekë pune me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Bëhet e ditur se temat qendrore në këtë takimin e dytë bilateral, pas atij në Prishtinë në janar të këtij viti, ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë, dhe zhvillimet rajonale.

Tutje thuhet se bashkë diskutuan për mundësitë e thellimit të tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Duke u shprehur falënderues për mikpritjen që ka pranuar në Dublin dhe për mbështetjen e zëshme dhe të vazhdueshme të Irlandës ndaj Kosovës, Kurti e njoftoi Varadkarin me zhvillimet e fundit në vend, progresin e shënuar deri më tani dhe ofertën që Kosova paraqet për investime të kompanive irlandeze, me theks në sektorin e teknologjisë”, thuhet në kumtesën për media nga kryeminsitria.

Ai e falënderoi kryeministrin irlandez për përkrahjen aktive ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

 

Publikime te ngjashme